[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump pranon ftesën nga Merkel, merr pjesë në samitin G20



Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel për të marrë pjesë në samitin G20 në Hamburg, në korrik të këtij viti.

Trump dhe Merkel ranë dakord në një bisedë telefonike që të gjithë anëtarët e Aleancës të paguajnë pjesën e tyre të kostos së sigurisë kolektive, transmeton lajmi.net.

“Presidenti dhe Kancelarja ranë dakord mbi rëndësinë themelore të NATO-s për marrëdhënie më të gjera transatlantike dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata thotë se Trump i ka kërkuar Merkelit që sa më shpejt të vizitoj Uashingtonin.

Mergel dhe Trump kanë diskutuar për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

AP raporton se Trump dhe Merkel ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kujtojmë se së fundi Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s kur tha se është një organizatë e vjetruar.

Trump ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin japonez Shinzo Abe, presidentin francez Francois Hollande, dhe i duhet të flas edhe me kryeministrin australian Malcolm Turnbull.