Rreth 100 kompani, duke përfshirë Apple, Google dhe Microsoft kanë ngritur padi të përbashkët kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Amerikë duke argumentuar se rregullorja “pengon ndjeshëm veprimtarinë e tyre në SHBA.”
Në mesin e nënshkruesve të ankesës, e cila ishte paraqitur dje në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për rrethin e nëntë gjyqësor , janë edhe kompanitë: Facebook, Twitter, Intel, eBay, Netflix dhe Uber, si dhe kompanitë jo-teknologjike të tilla si Levi Strauss dhe Cobani, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.