Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë e nuk ka fare dyshime që administrata e tij do të fitojë betejën ligjore sa i përket ndalimit të udhëtimit.
Në një konferencë për shtyp Trump ka premtuar që shumë shpejtë do t’i shpalosë masat e tjerë të sigurisë, transmeton Klan Kosova.
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e administratës së Trump për ndalimin e myslimanëve të shtatë shteteve për të udhëtuar në SHBA.