[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump nënshkruan dy urdhra të tjerë ekzekutivë



Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka zemëruar ambientalistët duke nënshkruar urdhëra ekzekutivë që mbështesin dy tubacione të diskutueshme të naftës.

Trump ka mbështetur projektet e Keystone XL dhe Dakota Access, me kusht që të përdoret çeliku amerikan.

Administrata e Obamas në fund të vitit 2015 ndaloi Keystone, që do të mbarte naftë të papërpunuar nga Kanadaja në Teksas.

Ushtria ka vendosur vitin e kaluar për të eksploruar rrugë të tjera  derisa të martën në mëngjës, në  Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se të dy projektet do të jenë subjekt i termave dhe kushteve të rinegociuara, transmeton Klan Kosova.

Derisa ai nënshkroi marrëveshjen për Keystone XL, presidenti tha se do të krijohen më “shumë vende pune, rreth 28.000 vende pune”.