[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump në CIA, i mban fjalim agjencisë që e kishte nënçmuar



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka arritur në selinë e CIA-së në Virxhinia për të bërë një fjalim para më shumë se 300 njerëzve.

Reuters shkruan se ky veprim i Trumpit është sinjal se ai po tenton t’i përmirësoj marrëdhëniet, pasi që kjo agjenci e ka hetuar dhe sulmuar përgjatë zgjedhjeve presidenciale, transmeton lajmi.net.

Një ish-zyrtar i CIA-së e ka quajtur “gjest të mirë” vizitën e Trumpit sepse kjo është mundësi që ai të njoh më mirë punën e CIA-së në luftën kundër terrorizmit.

Megjithatë Reuters thotë se të tjerët në komunitetin e inteligjencës amerikane i cili përbëhet prej 17 agjencive kanë ende kohë t’i shërojnë plagët e shkaktuara nga konflikti me Trumpin.

Një agjent i CIA-së i cili ka dashur të mos shfaq identitetin ka thënë se shumë njerëz do të pyesin se si do të jetë e mundur që kjo agjenci do t’i shërbej një presidenti i cili shprehu përbuzje për ta.

“Askush nuk ndjehet më fuqishëm në komunitetin e intelegjencës se sa Donald Trump”, ka thënë Trump në takimin e tij.

Ai poashtu u la një mesazh punonjësve të CIA-s duke iu thënë “Mua më keni prapa jush”.