[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump: Meksikanët me taksa importi do të paguajnë për ndërtimin e murit



Presidenti amerikan, Donald Trump do të vendosë një taksë prej 20 për qind për mallrat e importuat nga Meksika për të financuar muri që do të ndërtohet me këtë shtet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha, se Trump do të kërkoi një taksë prej 20% për mallrat e importuat nga Meksika dhe këto të ardhura do të përdorën për murin.

Spicer shtoi, se gjatë bisedimeve më ligjvënësit plani është zbatuar me sukses, transmeton lajmi.net.

Plan u bë i ditur, pasi presidenti meksikan anuloi një vizitë në Uashington, pas “përplasjeve” se kush do të paguajë për këtë mur, Amerika apo Meksika.

Presidenti Meksikan tha sot, se kanë informuar Shtëpinë e Bardhë se nuk do të marrin pjesë në takim me Trumpin, i cili ishte planifikuar më 31 janar.

Presidenti i Meksikës dhe i Shteteve të Bashkuara do të takoheshin javën e ardhshme në Uashington për të diskutuat për çështje të tregtisë dhe emigracionit.

Ndërsa, Trump tha se “Meksika nuk dëshiron të respektojë SHBA-në, dhe se takimet e tilla nuk janë frytdhënëse. Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër.”

Ndërtimi i muri përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.