[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Trump e Putin bisedë në telefon



Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump në ditët e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, sipas të cilës Putin do të urojë Trump për marrjen e detyrës. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë “RIA Novosti” se, telefonata do të bëhet në bazë të një “nevoje protokollare”.

Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të mbahet në muajt e ardhshëm dhe jo në javët e ardhshme, ka sqaruar Peskov, duke shtuar se data pritet të caktohet gjatë bisedës telefonike.

Sa i takon protestave kundër Trump të zhvilluara në të gjithë botën, zëdhënësi ka theksuar se, Rusia nuk përzihet në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta menaxhojnë vetë këtë problem.

Trump u betua si presidenti i 45-të i Amerikës në ceremoninë e mbajtur të premten në Capitol Hill, pavarësisht shiut dhe protestave të dhunshme pak rrugë më larg.