Trump do të kandidojë për president në vitin 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri për president në vitin 2024.

Ai deklaroi se nuk kishte të bënte aq shumë me dëshirën e tij, por me nevojën e Amerikës dhe kritikoi situatën në kufi dhe politikën e autoriteteve në SHBA.

Përveç kësaj, ai foli për hetimet si dhe presionet me të cilat përballet çdo ditë dhe me të cilat ai luftoi ndërsa ishte president.

“Ju gjithmonë duhet të luftoni”, tha Trump, duke shtuar se shumë njerëz dorëzohen nën presionin e demokratëve.

Kujtojmë, ish-presidenti i SHBA-së, Trump la të kuptohet, gjatë një pritjeje pushimesh në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, se mund të kandidonte për president sërish në vitin 2024.

Ndryshe, Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar pësoi humbje nga rivali demokrat, Joe Biden.

 

 

ngjashme