[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tronditet Reali, i lëndohet një yll në stërvitje



Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Deportivon, e cila do të luhet nesër

Sipas të përditshme sportive madrilene, Marca, Alvaro Morata ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme, përcjell Express.

 

Ish sulmuesi i Juventusit ka lënduar kyçin e këmbës së majtë, përcjell Express. Por, pas trajtimit mjekësor që  ka marrë nga mjekët, Morata ka vazhduar stërvitjen.

 

Por, ende nuk dihet nëse sulmuesi spanjoll do të mund  udhëtoj me Los Blancos  në Riazor.