[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tronditet Beogradi, një veturë në lëvizje shpërthen afër një shkolle (Video)



Në cepin e një rruge të kryeqytetit serb, Beograd, në orët e paraditës së sotme ka shpërthyer një makinë në lëvizje, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi u ndie fuqishëm në gjithë hapësirën përreth dhe kishte edhe dridhje të dritareve.

Qytetarët ishin shqetësuar, duke pasur frikë se po bëhej fjalë për diçka më të madhe. E ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Siç mësojnë mediat serbe, “viktimë” e shpërthimit ka qenë një veturë Citroen Picaso, brenda së cilës gjendej edhe një njeri.

Pas shpërthimit thuhet se ai është dërguar me një veturë private në Spitalin Ushtarak në Beograd, nga ku thuhet se ka pësuar lëndime të rënda.

Nga ky shpërthim që thuhet të ketë ndodhur afër një shkolle janë lënduar tre persona, vozitësi i automobilit, si dhe dy persona, të cilët në momentin e shpërthimit gjendeshin në afërsi.’

KLIKO KETU PER VIDEO