[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tronditëse në Sarandë/ Vajza shkon për ta takuar, por babai e përdhunon



Një ngjarje e rëndë e ndodhur 3 muaj më parë në fshatin Vrinë të Sarandës është zbuluar tani që është shpallur në kërkim 48-vjeçari Izet Ademi, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14-vjeçare.

Burime të “BalkanWeb” raportojnë se i dyshuari, një person me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” dhe “trafik klandestinësh”, i divorcuar nga bashkëshortja, mësohet të ketë shfrytëzuar kohën që i takonte ligjërisht për të takuar të bijën për ta përdhunuar në fshatin ku jetonte.

Ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur, ndërkohë që nuk dihet ende pse e ka mbajtur të fshehur e mitura këtë ngjarje të rëndë.

48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë. Ndërkohë që vajza po trajtohet me psikolog.