• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tronditëse: Fëmijës 3 vjeç i digjet 75% e trupit në Ferizaj

nga Bota Press
27 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Doktori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha të dielen për Express së fëmija ka lëndime serioze të cilat ia rrezikojnë jetën në maksimum.

Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrymën. E për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

Lidhur me këtë rast Zyra për Komunikim në KEDS në një përgjigjë për Expess ka thënë se ekipet në vendin e ngjarjes kanë marrë të dhënat dhe janë duke i analizuar ato për krijimin e një raporti.

Pasi raporti në fjalë nuk ka përfunduar akoma, KEDS ka kërkuar që palët të përmbahën nga konkludimet lidhur me shkaqet e zjarrit.

“Ekipet e KEDS kanë qenë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë të dhënat, janë duke i analizuar ato dhe do ta përpilojnë një raport profesional ne baze te atyre te dhenave. Pasi raproti nuk eshte i gatshem ende, KEDS lut të gjitha palët të përmbahen nga konkludimet lidhur me shkaktarin e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e KEDS për Gazetën Express.

Tutje, doktor Syla ka deklaruar se fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë.

Ai tha se fëmija është sjellur në QKUK nga Spitali i Ferizajt.

Pamjet nga shtëpia e djegur janë publikuar në rrjetet sociale.

Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

“LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia dje me anë të raportit 24 orësh.

Tags: djegieFerizaj

Të ngjashme

Aktuale

Ymeri: Po të isha si kryeministri Kurti nuk do të kisha takuar senatorin Ted Cruz në SHBA

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Tragjedia në Vaganicë të Mitrovicës, rrëfimi për mbytjen e 9-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Shqiptari Emin Egriu, edhe zyrtarisht kandidat për Kongres nga Qarku i 26-të i New Yorkut

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Festa Qoqaj po jeton ditët e lumtura në Londër krahë partnerit
  • Gjermani: Shqiptari i fajshëm edhe pse i shpëtoi jetën vajzës
  • Ymeri: Po të isha si kryeministri Kurti nuk do të kisha takuar senatorin Ted Cruz në SHBA
  • ​Polici vret kolegun brenda stacionit policor në Tiranë
  • Sveçla bisedoi me komisioneren europiane, ripërsëriti kërkesën për vizat

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.