• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tri vjet pa Adem Demaçin

nga Bota Press
26 Korrik, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Sot bëhen tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë.

Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç.Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, pasi ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Në kujtim të trevjetorit të shkuarjes në amshim, sot përurohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia- fati im i madh”, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, në orën 10:00.

Tags: Tri vjet pa Adem Demaçin

Të ngjashme

Ekskluzive

Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Tërmeti apokaliptik, rëndohet bilanci, gati 8000 të vdekur në Turqi e Siri

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Në rast tërmeti, këto janë zonat më të rrezikuar në Kosovë

nga Bota Press
7 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Çfarë duhet të bëni gjatë dhe pasi ndodh tërmeti?

nga Bota Press
7 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Arbeb Kurteshi: Pse duhet të fundoset Asociacioni?
  • Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare
  • Fatmir Bajraj: Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !
  • Florim Zeqa: “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
  • “I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.