Nëntë nga 12 klubet që krijuan Superligën Evropiane do të heqin dorë zyrtarisht.Ata do të humbin 5% të të ardhurave të tyre nga gara evropiane për një sezon. Tri klubet e mbetura në këtë ligë të krijuar, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me masa disiplinore nga UEFA.
Nëntë klubet tjera pjesëmarrëse u larguan nga Superliga Evropiane 48 orë pas njoftimit për formimin e saj.
Përveç Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, pjesë e kësaj lige ishin Atletico Madridi, Milani, Interi, Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea, Manchester City, Liverpooli dhe Tottenhami. /Gazeta Botapress/