Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në muajin e tij të fundit të mandatit, udhëtimin e tij të parë në vitin e ri e realizoi në SHBA.
Nga atje, ai njoftoi se përveçse u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, një takim të përbashkët e realizuan edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien
Faleminderit për ftesën ndihmëssekretarit O’Brien dhe emisarit Kasanof! U kënaqa me diskutimin tonë të gjerë sonte. Mirënjohës për bashkëpunimin e fortë BE-SHA në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkaq, më herët në një postim, Lajçak tha se misioni i tij i parë më 2025 e çoi në Uashington DC.
“Pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA gjatë gjithë mandatit tim”.
Lajçak përfundon mandatin e tij, i cili iu zgjat për shkak të zgjedhjeve në BE, në fund të janarit. /Express/