[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Treni godet veturën, një person mbetet i lënduar



 

Botapress 7 Mars- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet trenit dhe një veture. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar, raporton Botapress.

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë me udhëtarë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti./Botapress/