[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tre qenë nxirren të gjallë nga rrënojat e hotelit të goditur nga orteku (Video)



Tre qenë janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat e hotelit malor në Abruzzo të Italisë qendrore që u godit nga një ortek pesë ditë më parë.

Numri i vdekjeve të konfirmuara deri tani është rritur në shtatë, derisa 22 persona janë të zhdukur, por ka akoma shpresa se disa njerëz mund të kenë mbijetuar në vrimat e ajrosjes, transmeton Klan Kosova.

Nëntë persona u nxorën jashtë të gjallë ndërsa dy të tjerë janë gjetur jashtë hotelit.

Ekipet e shpëtimit kanë përdorur lopatat gjatë kërkimit për të mbijetuar derisa akoma janë duke u shqyrtuar nëse do të fillojnë të përdorën edhe pajisje të rënda mbi rrënoja.