Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Arllat të Drenasit.Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në orët e mbremjës, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor. Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim”, ka thënë Kelani.
Njësitë relavante policore janë në vendngjarje.