[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tre hapa deri te funksionalizimi i Speciales



Botapress, 2 shkurt Gjykatës Speciale i kanë mbetur edhe tri detyra, pa përmbushjen e të cilave nuk mund të shpallen aktakuzat e para.

Njëra nga to pritet të kryhet shpejt. Çelës i të gjithave është emërimi i gjyqtarëve. Në korrik 2016, Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka afishuar një ftesë për propozimin e kandidaturave për kryetar dhe për listën e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve kontribuuese u është kërkuar të paraqesin kandidatë të kualifikuar për gjykatës. Dhe, kjo konform kritereve të përcaktuara në Ligjin për Specialen, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kryetari është emëruar, por nuk është shpallur lista e gjykatësve, të cilët pastaj kanë për të kryer edhe dy veprime që duhet t’i paraprijnë shpalljes së aktakuzave.