Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ishte bërë me kryeshef të ri para pak ditësh. Bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrje kishte zgjedhur Fatos Krasniqin në krye të kësaj pozite.
Por, Krasniqi s’e ka gëzuar shumë detyrën e tij. Sot është shfuqizuar vendimi për emërimin e tij si kryeshef në KRU Prishtina. Burime të Indeksonline brenda ndërmjarres bëjnë të ditur se Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit.
Nuk dihet ende se çfarë është “zier” brenda ndërmarrjes, gjë që ka çuar kryeshefin e ri të jap dorëheqje pak ditë pas emërimit.
Bordi i drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në mars të vitit 2020 kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Ilir Abdullahun, ndërsa në prill të vitit 2020, po ai bord kishte emëruari ushtrues detyre të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Sokol Xhafa.
Më pas Krasniqi kishte marrë më së shumti pikë në konkursin e hapur, duke u vlersuar me 38.17 pikë./Botapress.info/