Para se të fillonin shpërthimet në shumë qytete të Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus, Vladimir Putin.
Çmimi i naftës shkon “në qiell” pas nisjes së sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës
Dy “republikat popullore” të vetëshpallur të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonin e shkëputur ukrainas të Donbasit, të cilat ai i kishte njohur zyrtarisht si të pavarura para më pak se dy ditësh, “I janë drejtuar Rusisë me një kërkesë për ndihmë”, deklaroi ai.
Për t’iu përgjigjur kësaj thirrje ai po e fillonte një operacion special ushtarak.
“Qëllimi i tij ta çmilitarizojë dhe denazifikojë Ukrainën”.
Brenda pak minutash, raketat ruse filluan t’i godasin objektivat e tyre në Ukrainë.
Veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër kërcënimeve”, u tha ai bashkëkombësve të tij rusë, duke pretenduar se Moska nuk kishte plane për ta pushtuar Ukrainë, raporton CNN.
Putini e përshkroi “operacionin special ushtarak” në terma të kufizuar, për t’i mbrojtur njerëzit që jetonin në Donbas, të cilët, sipas tij, i ishin nënshtruar “gjenocidit”, një akuzë që Ukraina e ka mohuar ashpër.
Siç ka bërë shumë herë më parë, Putini pretendoi se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse “të mbrohej”. Me një ton të ashpër në zërin e tij, si dukej se e kërcënonte SHBA-në, Evropën dhe NATO-n.
“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë tek ne dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin tonë, për popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”, tha Putini.
“Ne jemi të gatshëm për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim”, theksoi presidenti rus.
Putini për vite me radhë e kishte kritikuar Perëndimin se po i injoron ankesat e tij për zgjerimin e NATO-s përreth kufijve të Rusisë, që kulmoi me një tërbim.
Dekreti i tij për t’i njohur si të pavarura dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, u dha leje forcave ruse që të futen andej, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm pati shpërthime që rezultuan me të vrarët e parë të një lufte, pasojat e së cilës duken të paparashikueshme.
https://edition.cnn.com/europe/live-news/ukraine-russia-news-02-23-22/index.html