Tragjike në këtë shtet- Shpërthim në rafinerinë e naftës, digjen të gjallë më shumë se 100 persona

Ngjarje tragjike në Nigeri. Më shumë se 100 njerëz u dogjën gjatë natës në një shpërthim në një depo të paligjshme të përpunimit të naftës në shtetin Rivers të Nigerisë.

“Shpërthimi i zjarrit ndodhi në një vend të paligjshëm përpunimi dhe preku më shumë se 100 njerëz të cilët u dogjën”, tha të shtunën komisioneri shtetëror për burimet e naftës, Goodluck Opiah.

Papunësia dhe varfëria në zonën naftëmbajtëse të Nigerit e kanë bërë rafinimin e paligjshëm të naftës bruto një biznes tërheqës, por me pasoja vdekjeprurëse.

Nafta e papërpunuar merret nga një rrjet tubacionesh në pronësi të kompanive të mëdha të naftës dhe rafinohet në rezervuarë të improvizuar.

Procesi i rrezikshëm ka çuar në shumë aksidente fatale dhe ka ndotur një rajon tashmë të dëmtuar nga derdhjet e naftës në toka bujqësore, përrenj dhe laguna.

Qendra për Mbrojtjen e Rinisë dhe Mjedisit tha se disa automjete që ishin në radhë për të blerë karburant ilegal u dogjën në shpërthim.

Një hetim i zgjeruar ka nisur për tragjedinë.

ngjashme