[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tragjike, kryefamiljari i jep fund jetës duke u vetëvarur



Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme në Shkodër. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë në orën 15:00, në lagjen “Partizani” në Shkodër, në banesën e tij është  gjetur i varur Pashko Mani, 50 vjeç.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur atë të vetëvarur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Pas hetimeve të para rezulton, se Mani e ka kryer aktin e vetëvarjes në gjendje depresive.