Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Podgorie të Maliqit. Një 62-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij.
Viktima është identifikuar me inicialet R. Ç.Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Botapress.info/