Tragjedia në Himarë, rrëfimi tronditës i dëshmitarit që pa skenën: Ishte një situatë shumë e rëndë, dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në Himarë, ku humbi jetën e mituar Joanda Avdia.Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rëndë.

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit:

Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë.

Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi.

Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak…

Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg.

Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të aj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë”, tregon dëshmitari okular.

ngjashme