[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Tortura e mbytjes me ujë”, NATO reagon zyrtarisht ndaj deklaratave të Donald Trump



NATO ka kundërshtuar sot zyrtarisht propozimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump lidhur me mundësinë e aplikimit të “waterboarding” (mbytja me ujë) ndaj militantëve të organizatës terroriste të ISIS-it. Nga Brukseli, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i pyetur lidhur me deklaratat e Trump për mundësinë e aplikimit të këtyre lloj torturave, të aplikuara më herët në burgun famëkeq të Guantanamos, tha se NATO vepron sipas ligjeve ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të veprojë si e tillë.

Qëndrimin e tij Stoltenberg e shprehu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviç i cili po sot vizitoi selinë qendrore të Aleancës. Konkretisht, lidhur me një pyetje për deklaratën e Trump se “mbi militantët e organizatës terroriste ISIS mund të ketë sukses metoda e teknikës së torturës ‘waterboarding’”, shefi i NATO-s tha: “Të gjitha operacionet e NATO-s zhvillohen në kuadër të ligjeve ndërkombëtare. Kjo gjë ka vazhduar prej vitesh në këtë mënyrë.

Korniza e ligjeve ndërkombëtare është një politikë e vetë NATO-s dhe do të vazhdojë të qëndrojë e tillë”, – u shpreht Soltenberg. Më herët presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mënyra “waterboarding” e cila ngjall ndjenjën e mbytjes tek personi që torturohet, mund të ketë sukses nëse përdoret tek militantët e ISIS-it duke vënë në dukje se “zjarrit duhet t’i përgjigjemi me zjarr”./BalkanWeb/