[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tmerr në Greqi, vritet gruaja shqiptare nga grabitësit, fëmijët: Flisnin shqip!



Një grua shqiptare mbeti e vdekur gjatë një grabitje që ndodhi në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët, në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se dy grabitës të armatosur u futën në banesë rreth orës 02:0 të mëngjesit të sotëm dhe kanë tentuar të grabisin me dhunë pasi kryefamiljari i ka pikasur. Situata ka agravuar në përplasje mes grabitësve dhe burrit 53-vjeçar, cka ka detyruar autorët që të përdorin armët.

Nga të shtënat, gjeti vdekjen e menjëhershme gruaja shqiptare 50-vjeçare, ndërsa mbeti i plagosur rëndë edhe bashkëshorti i saj i cili është dërguar për ndihmë në spital. Pas ngjarjes së rëndë grabitësit u larguan me shpejtësi nga banesë, transmeton Express.

Pasi është njoftuar për grabitjen, policia greke ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorëve por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre.

Deri më tani, policia ka marrë dëshminë e fëmijëve të çiftit shqiptar, 18 dhe 28 vjeç, të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje. Sipas tyre, nga ato se çfarë kanë dëgjuar, dyshohet se grabitësit të jenë shqiptarë.

Policia ka dyshime se autorët mund të jenë të njohur të familjes shqiptare, pasi ishin në dijeni të gjendjes së mirë ekonomike të tyre. “Kërkuan para”, – thanë fëmijët para efektivëve.

Por ajo që pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen është dëshmia e kryefamiljarit, i cili pritet të rrëfejë ngjarjen pasi të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, ashtu si edhe psikologjike, pasi është i traumatizuar nga humbja e bashkëshortes.

Po ashtu, pritet të kryhet autopsia për të shpresuar në gjetjen e gjurmëve të ADN-së së grabitësve që mund të çojë në identifikimin e tyre. /