Tmerr në bregdet: Turisti gjen dy kufoma brenda një çante në plazh, zbardhen detajet shokuese

Janë gjetur dy kufoma të kalbura nga një turist i cili ndodhej në një varkë, në ishullun Koufonisi, Greqi. Sipas mediave greke, trupat e pajetë janë gjetur në plazhin e Fykios, në Koufonisi brenda një çante.

Turisti ka njoftuar menjëherë Autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe për t’u kujdesur për transportin e trupave. Autoritetet thonë se për trupin e dytë nuk dihet nëse i përket ndonjë njeriu apo ndonjë kafshe. Përfaqësues nga Spitali i Naxosit thanë se për shkak të kalbjes së avancuar nuk mund të sqarohet nëse trupi i parë është i një burri apo një gruaje.

Çanta e gjetur është dërguar në shërbimet përkatëse, ku po kryhen procedurat e nevojshme.

“Autoriteti Portual i Naxosit u njoftua mesditën e sotme nga një person privat për ekzistencën e dy trupave në kalbje të avancuar, që notonin në det, në zonën detare të plazhit ¨Fykio¨ Kato Koufonisi . Në vendngjarje ka mbërritur një gomone patrullë e LS-EL.AKT, ku me ndihmën e efektivëve vendas, trupat e pajetë janë nxjerrë në breg dhe më pas janë marrë dhe janë dërguar nga punonjës të Autoritetit Portual përkatës në Spitalin e Përgjithshëm të Naxosit.

Nga gjetjet u konstatua se një trup i përket një personi të rritur, ndërsa i dyti, është me përmasa më të vogla. Autoriteti Portual Naxos, i cili kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e ekzamimineve në Morgun e Pireut,” thuhet në njoftim./Botapress.info/

ngjashme