Persona të panjohur kanë vjedhur pesë euro dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë në një xhami në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Rastin në polici e ka bërë të njohur një imam.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
ASGJASIM APO DËMTIM I PASURISË/Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 07.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore.