• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Tiranë: Makina shpërtheu në flakë te TEG, ndërron jetë në spital 27-vjeçari. Policia dyshon për lëndë eksplozive

nga Bota Press
11 Qershor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Tiranë, ku mësohet se një mjeti në ecje i është vënë eksploziv. Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë.

Policia doli me një njoftim zyrtar ku thuhej se “në afërsi të një qendre tregtare të njohur, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, lëndë e dyshuar eksplozive. Si pasojë e plagëve të marra, thotë policia, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital”.

Aksidenti dhe viktima, Aleksandër Sadikaj

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. Ndërkohë mësohet se viktima ka patur precedentë të mëparshëm penalë per tentative vrasje.

Lindur në Berat, banues së fundmi në Tiranë, Sadikaj njihet si person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Tags: Shperthim ne TiraneShqiperizjarr

Të ngjashme

Aktuale

MSH publikon raportin ditor të COVID-19

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Aksident i rëndë në Deçan, shumë persona të lënduar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • MSH publikon raportin ditor të COVID-19
  • Bajram Begaj do zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Kosovë si President, kjo është agjenda e takimeve
  • Ministri i Financave e pranon se kanë dështuar në investimet kapitale, sikurse shefi i tij i akuzon mediat
  • ​Ishulli italian jep 15 mijë euro nëse shkoni për banim, ja kushtet
  • Krizë e madhe për punëtorë në Kosovë, bizneset po punësojnë edhe pensionistë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected].info
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.