[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tifozët befasojnë Leo Messin në stërvitje (Foto)



Leo Messi ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët në stërvitjen e sotme, që ishte e hapur për të gjithë

Ylli argjentinas ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, i cili lidhet me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Diçka të tillë nuk e dëshirojnë tifozët, të cilët në stërvitjen e sotme brohoritën në drejtim të pesë herë fituesit të Topit të Artë, nga i cili kërkuan që të rinovojë kontratën, shkruan “Sport”.

“Leo Messi, rinovo. Qëndro këtu”, brohoritën tifozët në stërvitjen e katalunasve.