[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thyhet përsëri rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë (Foto)



Përsëri! Në Prishtinë sot është thyer edhe një herë rekordi i ndotjes së ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e keqe se në mbrëmjen e së dielës.

Gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës mbetet edhe më tutje shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 21:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytetin kosovar është “shumë i rrezikshëm” për shëndetin, raporton Gazeta Express.

Në Prishtinë cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 504 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër në ueb-sajtin e saj.