• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Thirrja e QUINT-it që të lejohet referendumi serb, deklarohet edhe Washingtoni

nga Bota Press
14 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Zyra për media e Departamentit amerikan të shtetit e ka publikuar deklaratën e përbashkët mbi Referendumin Kombëtar të Serbisë më 16 janar.

Një ditë pasi Josep Borellit, edhe Shtetet e QUINT’it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara) dhe Bashkimi Evropian i kanë bëre thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin e Serbisë.

Sipas QUINT-it duhet lejuar organizimi i procesit të votimit në përputhje me praktikën e mëhershme, ku misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave.

Përmes një deklarate të përbashkët, këto shtete kanë thënë se vërejnë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Tutje, u bëhet thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë “që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

 

 

Tags: SHBAthirrje

Të ngjashme

Aktuale

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Mitrovicë: E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga një 19-vjeçar

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
  • Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë
  • Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale
  • Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje në Klinë, familja njofton për vdekjen e tij
  • Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.