Sot janë thirrur në takim kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën pandemike. Siç mëson Gazeta nga burimet e veta, takimi do të mbahet në formë virtuale në ora 14:00.
Po ashtu mësohet se së shpejti pritet të ketë edhe masa të reja kundër Covid-19. Kujtojmë që nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Botapress.info do t’ju mbajë të informuar…