Botapress, 4 Shtator- Janë militantë të flaktë të Vetëvendosjes dhe janë tepër aktiv në rrjetet sociale. Janë fanatikë dhe në shumë raste edhe agresivë ndaj kundërshtarëve politikë, në ndërkohë që i ngrejnë lapidar e përmendore të gjallë Albin Kurtit, kryeministër e lider i VV-së, shkruan Botapress.
Në të shumtën e rasteve kjo “ushtri online” e Vetëvendosjes reagojnë në sondazhe dhe në komentime të postimeve të liderëve politikë të VV-së apo të kundërshtarëve të saj. Kanë rrjetin e tyre shumë të organizuar dhe reagojnë me shpëjtësi në përkrahje të Albin Kurtit apo në kundërshtime me ofendime ndaj kundërshtarëve politikë.
Së fundi, “miliatërët e internetit” të Vetëvendosjes e kanë halë në sy LDK-në. Këtë parti e shohin si rivalen kryesore të tyre ndaj edhe kanë ashpërsuar fjalorin dhe kanë organizuar rrjetin e fyerjeve dhe të ofendimeve ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo “porosi” e një miltanti të VV-së për “bashkëluftëtarët online” të tij flet vetë: