[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Theret një burrë në Prishtinë



Dje ka pasur një therje me thikë në Prishtinë, por pa të arrestuar, transmeton Koha.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë një burrë pas një mosmarrëveshje e ka therur me thikë një tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, Prishtinë, thuhet në komunikatë.