Thellohet tragjedia në familjen e muzikantit të njohur, vdes edhe djali i dytë, babai përlot me fjalët

Djali i muzikantit të njohur, Nick Cave, Jethro Lazenby, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë muzikanti përmes një deklarate të shkurtër.

“Me shumë pikëllim, mund ta konfirmoj që djali im, Jethro, ka vdekur. Do t’ju ishim mirënjohës për privatësi familjare në këtë moment”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, shkaku i vdekjes së Lazenbyt, i cili ishte aktor, fotograf dhe model, nuk është zbuluar.

Kujtojmë që shtatë vite më parë, Nick i vdiq edhe një djalë tjetër, i cili ra nga një shkëmb në Brighton.

ngjashme