[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“The Telegraph” i përgjigjet Trumpit me Ritën dhe refugjatet më inspiruese



Mediumi i njohur britanik “The Telegraph” i është përgjigjur presidentit Donald Trump me një listë të krijuar me refugjatet ndër më të njohurat në botë që sot shërbejnë si inspirim për shumë gjenerata.

Kjo përgjigje erdhi pasi presidenti amerikan ndaloi hyrjen e imigrantëve nga shtatë shtete me shumicë islame. Shtatë është edhe numri i grave në listën e “The Telegraph”, transmeton Koha.

Në këtë listë të mediumit të njohur bën pjesë edhe kosovarja Rita Ora, që si e vogël migroi në Britani të Madhe dhe sot është këngëtare me famë botërore.

“Fituese e çmimeve muzikore, dizajnuese e modës dhe ylli televiziv Rita Ora u largua nga Kosova me prindërit e saj në moshën njëvjeçare, pas persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo katër herë ka dominuar në Britani të Madhe me këngët e saj dhe ka marrëveshje me brendet e famshme botërore si Adidas e Rimmel”, thuhet në përshkrimin që “Telegraph” i ka bërë Rita Orës.

Në listën e “The Telegraph” është edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright, familja e së cilës ishte larguar nga Çekosllovakia në vitin 1938.

Listën e përbëjnë edhe Judith Kerr, Yusra Mardini, Marlene Dietrich, Gloria Estefan dhe Regina Spektor.