[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

The Sun: Të burgosunit shqiptarë bajnë hajgare me burgjet në Angli (foto)



Nji hetim ka nisë mbasi të burgosunit shqiptarë në nji nga burgjet tona kanë nisë foto e video ditën e Kshnellave te nji faqe shqiptare që quhet (Life is Fun) Jeta osh Qef,” e nis artikullin e saj britanikja The Sun.

“Në skandalin ma të fundit të thyemjes së rregullave të burgut, nji grup shqiptarësh kanë dërgue foto me kamera të futun në mënyrë të paligjshme në nji nga faqet online të vendit të tyne,” shkruen ma tej The Sun.

Fotot janë ba në burgun e Dorset, Angli i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe para pak kohësh për shkak të ushqimeve të mira si peshk, patate e vodka që të burgosunit mbanin në qelitë e tyne.

Në atë kohë, Ministria e Drejtësisë tha se ka me nisë nji goditje e ashpër ndaj “hajgares” që të burgosunit shqiptarë i bajnë sistemit.

Nji nga inspektorët e burgut thanë vitin e kaluem se: “Na gjetëm nji burg në krizë, ku menaxherët dhe stafi e kishin humbë të gjithë kontrollin”.

“Të burgosunit shqiptarë shihen tanë kohës tue ba me duer simbolin e flamurit shqiptar, që asht nji hajgare flagrante e rregullave që paraqiten në burg”, tha ai.

Shumica e të burgosunve që dërguen foto në faqen shqipatare vuejnë dënime të gjata.

15747825_1230567646980854_8504513599082345440_nnintchdbpict000291598130-e1483221205528