Mëngjesin e ditës së sotme, ushtria ruse filloi sulmin ndaj Ukrainës, duke i zënë të papërgatitur në shumë aspekte ukrainasit, po një video e rrallë u bë virale në rrjetë sociale.
Në video shihet se një djalë luan në piano teksa trupat ruse po pushtojnë qytetin e tij në Ukrainë. Në hollin e një hoteli në Kharkov, ai luan një kompozim të trishtueshëm në piano, skenë kjo e cila ngjasonte shumë me atë të filmit “The Pianist”.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit Rusia ka nisur sulmet ushtarake në Ukrainë. Sulmet janë dënuar nga shtetet perëndimore dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare./Botapress.info/
A young boy plays the piano in a Kharkiv hotel lobby as unconfirmed reports come in that Russians troops are advancing on the city. pic.twitter.com/bWFvgM1N7X
— Whitney Leaming (@wleaming) February 24, 2022