“Për herë të parë sonte, vlerësimet tona tregojnë se gara anon nga zoti Trump.” – tha Nate Cohn, kryeanalist politik i New York Times në një nga zgjedhjet presidenciale më të rëndësishme në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara që është duke u zhvilluar aktualisht.
Trump është favorit i qartë, megjithëse me epërsi të ngushtë, për të fituar në Xhorxhia dhe North Carolina. Nëse ai fiton në ato shtete, Harris do të duhet të fitojë Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin për të triumfuar — një mundësi reale, por një detyrë e vështirë gjithsesi.
Më shumë se 80 milionë votues votuan paraprakisht, por dhjetëra milionë të tjerë pritën deri në ditën e zgjedhjeve për t’iu drejtuar kishave, shkollave dhe qendrave komunitare për të formësuar të ardhmen e demokracisë amerikane.
Ka shumë kombinime shtetesh që mund ta çojnë ose Zëvendëspresidenten Kamala Harris, ose ish-Presidentin Donald J. Trump përtej pragut të 270 votave elektoralë që nevojiten për të fituar.