[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi shkakton ‘tërmet’ në Serbi me deklaratë të re, ja çka thotë ai



Presidenti i Kosovës në një intervistë për televizionin publik zviceran (SRF), ka folur për transformimin e FSK-së, perspektiven evropiane të Kosovës dhe për rolin destabilizues të Serbisë në rajon.

 

 

Duke folur për transformimin e FSK-së, Thaçi ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur dhe secili shtet sovran ka një ushtri.

“Qëllimi ynë është që të bëhemi pjesë e NATO-s. Nëse ne nuk e kemi një ushtri, nuk mund të lidhim partneritet për paqe me NATO-n. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë një ushtri multietnike”, ka shtuar Thaçi për SRF.

Sipas tij, transformimi i FSK-së do të forcojë shtetësinë e Kosovës, meqë nuk ka shtet të fortë pa ushtri, duke thënë se tani është koha e duhur që ky proces të përmbyllet.

“Ne kemi pritur tepër shumë dhe ka ardhur koha tani dhe kjo do të ndodhë”, ka paralajmëruar presidenti për SRF. Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për rolin destruktiv të Serbisë, e cila është shndërruar në epiqendër të destabilitit në Ballkan.

“Serbia është qendra e problemeve që inicion konflikte të panevojshme me të gjitha shtetet e rajonit dhe fqinjët e saj”, ka thënë Thaçi, duke shtuar Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor dhe mban përgjegjësinë për gjenocid në Bosnje, Kosovë dhe shtete të tjera.

Megjithëkëtë, Thaçi në këtë intervistë për televizionin publik të Zvicrës ka thënë se dialogu nuk ka alternativë. Sipas tij, dialogu duhet të udhëhiqet nga njerëzit që kanë një mandat, të cilët marrin përgjegjësi dhe që kanë besimin nga qytetarët.

“Unë besoj në angazhimin aktiv dhe në të gjitha anët dhe ne duhet të përpiqemi të mbyllim më shpejt çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Unë jam kundër zvarritjes së procesit dhe që nuk përfundon kurrë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se Zvicra dhe ushtarët zviceranë si pjesë e NATO-s kanë dhanë një kontribut të shkëlqyeshëm në Kosovë.

“Ne kemi një diasporë të madhe dhe të fortë në Zvicër, e cila është shumë mirë e integruar. Kosova dhe Zvicra janë të familjarizuara me njëra-tjetrën dhe mendoj që për sa kohë që NATO qëndron këtu, paqja dhe siguria do të jenë më të fuqishme në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.