[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi përkujton viktimat e Holokaustit (Foto)



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ka kujtuar viktimat e holokaustit.

“E kujtoj Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Kam pasur nderin që të zbuloj pllakën përkujtimore për hebrenjtë viktima të Holokaustit në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës. Kurrë më!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.