[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi: Muri në Mitrovicë çështje e brendshme, s’do të diskutohet në Bruksel



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të deklarohet nëse muri në veriun e Mitrovicës do të rrënohet sot, ashtu siç është paraparë me rezolutën e miratuar para një muaji në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi është shprehur se gjatë bisedimeve në Bruksel  më 1 shkurt nuk do të diskutohet lidhur me murin. Kjo ngase sipas Thaçit është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës.

“Në bisedimet e Brukselit nuk do të diskutohet lidhur me ndërtimin apo rrënimin e murit. Kjo është çështje e brendshme e autonomisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai nuk është deklaruar lidhur me atë se a do të marrë pjesë në raundin e ardhmen të bisedimeve.

Këto komente Thaçi i bëri në përvjetorin e 20-të rënies heroike të Zahir Pajazitit.