[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi “lahet” nga gjaku për vrasjen e Haki Ymerit



Botapress,  19 janar – Imer Imeri për vite rresht ka drejtuar gishtin kah Hashim Thaçi për vrasjen e vëllait të tij, Haki Imeri, shkruan sot Koha Ditore.

Gjërat kanë ndryshuar të mërkurën, kur të dy bashkërisht kanë vënë lule te varri i aktivistit të LDK-së, që, sipas dëshmitarëve, menjëherë pas luftës ishte kapur nga ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe më pastaj ishte gjetur i vrarë.

Imeri më nuk dyshon në Thaçin, tash president i shtetit, e në kohën kur aktivisti i LDK-së ishte vrarë kishte qenë kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

“Presidenti po e shfajëson veten. Ai tha: ‘jam i zoti me t’u la, që as hak e as hile në këtë punë nuk kam’”, ka thënë Imeri, pak kohë para se me presidentin të vinte lule mbi varrin e të vëllait. “Sipas Kanunit, gjithmonë me be është la gjaku. Më tha: ‘jam i zoti me të ba be qysh e kërkon ti, qysh e kërkon kombi, Kanuni. Me sa njerëz të dush të baj be’. Njeri kur të të lahet me sa pleq të dush, besoj që ata nuk janë as pula e as knojsi”.

Më 2 nëntor të vitit 1999, Haki Imeri ishte duke ecur prej shkollës në fshatin Vojnik, ku ai ishte mësues, në drejtim të shtëpisë së tij, në fshatin Turiqevc, kur ai është marrë nga tre persona që dyshohet të kenë qenë policë të UÇK-së. Një mik i Imerit ishte duke ecur me të. Ai pati deklaruar se të tre burrat i kishin thënë Imerit se duhej të shkonte me ta, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. E kishin futur në një veturë dhe ishin larguar nga zona. Rreth orës 19:00, familja e Imerit është informuar se ishte gjetur i vrarë.DSC_7381 copyDSC_7490 copy