• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Thaçi iu kishte shkruar figurave kryesore të politikës botërore letër më 2001: Kërkonte lirimin e Albin Kurtit nga burgu

nga Bota Press
2 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-krerëve të UCK-së për lirim nga paraburgimi. Institucionet e Kosovës – Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani – po kritikohen se nuk kanë ofruar garancion për lirimin me kusht të tyre. Periskopi iu sjell një letër të vitit 2001, kur Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së, iu kishte shkruar të gjitha figurave kryesore politike të botës, ku kishte kërkuar lirimin e Albin Kurtit…

Gjykata Speciale të premtën bëri të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Institucionet e Kosovës, përkatësisht njerëzit që përfaqësojnë ato – Vjosa Osmani si Presidente dhe Albin Kurti si Kryeministër, po kritikohen se nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë për të garantuar lirimin me kusht të ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-bashkëthemeluesve tjerë të UCK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Por përderisa në institucionet e Kosovës nuk ka udhëheqës që janë të gatshëm ta bëjnë këtë, është Presidenti i Kroacisë, z.Zoran Milanoviq, i cili duket se ka shprehur gatishmëri lidhur me garantimin për lirimin me kusht. Këtë e ka bërë të ditur, ish-kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha.

Veç Kroacisë, është përmendur edhe Shqipëria si shtet që do të mund të ofrojë lirimin me kusht të ish-krerëve të UCK-së.

Ndërkohë Periskopi ka gjetur një artikull të vitit 2001, ku Hashim Thaçi kishte kërkuar lirimin nga burgu të Albin Kurtit. Thaçi si kryetar i PDK-së, atëkohë, u kishte shkruar figurave më të njohura të skenës politike botërore të asaj kohe.

Ai u kishte shkruar Sekretarit të shtetit amerikan, Kolin Pauell, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

“Kërkojmë nga autoriteti Juaj që të shfrytëzoni influencën e shtetit që përfaqësoni me qëllim që të lirohen sa më parë liderët e lëvizjes studentore, Nait Hasani dhe Albin Kurti si dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë shqiptarët”, thuhej në letrën e Thaçit të vitit 2001, të publikuar atëkohë në të përditshem ‘Zëri ditor’.

Poashtu, Thaçi kishte kërkuar edhe për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.

“Fjala është për absurditetin që karakterizojnë vendimet e autoriteteteve të reja të Beogradit në vazhdimin e mbajtjes në burgjet serbe të qindra shqiptarëve dhe refuzimin e dhënies së informative për mijëra të tjerë që konsiderohen të zhdukur, vecanërisht intelektualin e mirënjohur Ukshin Hoti”, kishte shkruar Thaçi më 2001./Botapress/

Tags: KurtiThaci

Të ngjashme

Kosovë

Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Nuk mund t’ju besoni syve, kaq shumë kilogramë ka humbur aktori Fatmir Spahiu

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Osmani pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri
  • Lajçak: Konferenca në Bratislavë ishte nën hijen e tensioneve në Veri, po punojmë intensivisht për të dalë nga kriza
  • Nuk mund t’ju besoni syve, kaq shumë kilogramë ka humbur aktori Fatmir Spahiu
  • Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi
  • Kurti nga e premtja në kolizion me SHBA’në, Hovenier përpiqet t’ia ndërrojë mendjen duke e paralajmëruar

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.