[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi: Flamuri i Kosovës do valojë në Beograd një ditë



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë të tij për mediat gjermane se Kosova vitin e kaluar e ka shënuar me arritje të shumta dhe se është pranuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sic është UEFA dhe FIFA.

 

Thaçi ka shtuar se historia tashmë është e pandryshueshme dhe se një ditë flamuri i Kosovës do të valojë edhe në kryeqytetin serb, njofton Klan Kosova.

 

“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA, FIFA. Askush nuk mund të ndryshoj historinë”, ka deklaruar Thaçi.

 

“Një ditë, edhe Serbia do ta njohë Kosovën dhe flamuri ynë do të valojë në Beograd. Serbia nuk mund të hy në BE, me qasjen aktuale. BE-ja kërkon marrëdhënie të plota dhe të mira fqinjësore mes shteteve kandidate që aspirojnë anëtarësimin në BE”, ka theksuar Thaçi.