Një reportere e televizionit gjerman u pushua nga puna pasi u kap duke e lyer veten me baltë para se të bënte një reportash në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet.
Susanna Ohlen, 39 vjeçare, u bë me baltë për të pretenduar se kishte ndihmuar për pastrim në Bad Munstereifel pas përmbytjeve që morrën jetën e të paktën 128 njerëzve në Gjermani.
RTL.de botoi një artikull të titulluar “Pastrimi pas përmbytjeve – Prezantuesja e RTL ndihmon në Bad Munstereifel”, që paraqiste Ohlen. Ajo u kap pasi një shikues postoi videon në internet.
Kanali tha: “Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e kemi pushuar nga puna”.
Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme, teksa përkulet dhe merr pak baltë dhe e lyejnë atë në rrobat e saj ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Ajo pastaj përkulet për herë të dytë, kësaj here duke vendosur baltën në fytyrë.
Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008/Botapress/
Filthy liar! German TV reporter is fired after being caught smearing herself in mud before filming report saying she helped the clear-up efforts in flood-devastated town pic.twitter.com/iVwZad8f7J
— CSTV_GH (@cstv_gh) July 22, 2021
https://twitter.com/Michael45644934/status/1418229004415520770?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1418229004415520770%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftha-se-i-ndihmoi-gjermanet-ne-vershime-gazetares-i-del-video-ku-shihet-duke-e-lyer-veten-me-balte%2F