Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar ministrit Peci, në lidhje me qeranë e zyreve të kësaj partie, shkruan Gazeta Botapress.
Ministri Peci me 26 nëntor 2021, në një studio televizive ka thënë se AAK paguan vetëm 2 euro për metër katror dhe se i ka 6 muaj borxh për qira.
AAK ka reaguar duke thënë se këto deklarata nuk qëndrojnë dhe janë thjeshtë saji.
“Aleanca paguan 2450 euro qira mujore sipas kontratës që e ka me Ministrinë e Bujqësisë, dhe nuk ka asnjë cent borxh ndaj qiradhënësit. Pagesa e fundit, për muajin dhjetor 2021, është bërë me datë 12 tetor 2021, pra 6 javë para deklaratave tendencioze të ministrit. Aleanca nuk e shfrytëzon objektin në tërësi, sepse një kat i tij shfrytëzohet nga AKP dhe Agjencia Kadastrale (për dokumentacion), një pjesë e objektit është njësi banimi për një familje, si dhe bodrumi është i pashfrytëzueshëm. Aleanca e shfrytëzon vetëm katin e dytë dhe pjesërisht katin e parë, asnjë centimetër më shumë, e për këtë është e informuar edhe Ministria që e udhëheq Peci, që nga koha kur e kemi nënshkruar kontratën me ta”, thuhet në reagim.
Më poshtë reagimi i plotë. /Botapress.info/