E shtune, ditë pazari n’Pejë, moti i mirë, del njeri pak kishe n’qytet me kqyrë me ble najsen, a me kqyrë kah sa po shkon killa e pasulit, a…
T‘ban telefoni. Baba:
– Ku jini?
– Qe, n’Pejë. Tuj dashtë me u kthy jemi.
– Mos u vononi se dojmë m’i nxjerrë kompirat.
Ec e guxo me thanë qe deshtëm me pi ka ‘i kafe qitu se… kompirat, qy. 😕
Boll shumë ishin pas ba per’Zo edhe këta kompira. Teshë jemi me ta. Nesër duhet me dalë me mbledhë pasulin e tani me qëru e me korrë kollomoqin 😬
Çka me ba. K’shtu është jeta jonë n’katun